Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se mes dy partive nuk ka asnjë pikë të përbashkët që do t’i bashkonte në një qeverisje të mundshme.

Kryetari i PDK-së e bëri të qartë se dallimet mes dy partive janë të thella, si në qasjen politike ashtu edhe në vizionin për të ardhmen.

“Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Ai shtoi se PDK-ja nuk do të pranonte koalicion me LVV-në edhe nëse iu ofrohet posti i kryeministrit.

“S’ka koalicion në mes PDK dhe Vetëvendosjes, në asnjë formë”, ka shtuar Krasniqi.

Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind, ndërsa AAK-Nisma ka siguruar 7.46 për qind të votave.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika