Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Në Rajoni e Prishtinës janë raportuar tre raste; një në Prishtinë ku është arrestuar një i dyshuar dhe i është konfiskuar një armë, një rast në Graçanicë dhe një tjetër në Fushë Kosovë.
“Prishtinë / 27.02.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Po ashtu i dyshuari ka pasur konflikt edhe me familjarë të viktimës. Lidhur me rastin janë konfiskuar një pistoletë me 41 copë fishekë dhe një çekan. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Graçanicë / 27.02.2025 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë”.
“Fushë Kosovë/ 11-12.02.2025-NN. Me 27.02.2025 viktima femër kosovare ka raportuar ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorin, rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante”, thuhet në raportin policor.
Në rajonin e Gjilanit është raportuar një rast i dhunës në familje ku është arrestuar një person me shtetësi maqedonase.
“Gjilan / 26.02.2025 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak se kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Edhe në rajonin e Gjakovës ka ndodhur një rast i dhunës në familje, me ç’rasat është arrestuar një person pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur ish-gruan.
“Gjakovë / 25.02.2025 – 17:00. Më 27.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ish-gruan e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.