Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar mbështetjen e fortë për Ukrainën, duke shpallur se Ukraina është pjesë e Evropës dhe se BE do të shtojë ndihmën për të kundërshtuar agresionin rus. Ajo theksoi se është koha për një lider të ri në botën e lirë dhe u shpreh se evropianët duhet të përballojnë këtë sfidë.
Deklaratat e Kallas vijnë pas një takimi të tensionuar mes Presidentit Trump dhe Presidentit Zelensky, ku Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi lëshime ndaj Rusisë, ndërsa Zelensky e refuzoi këtë kërkesë.
Ndryshe, Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelneksy u përfshinë në përplasje në takim, Trump u mblodh me njerëzit kryesorë të tij në Zyrën Ovale.
Trumpi ka konsultuar zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarë të tjerë, pak pasi Trumpi dhe Vance e akuzuan Zelenskyn se është jofalënderues për ndihmat e SHBA-së, ka raportuar CNN bazuar në deklaratat e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Ky ishte momenti kur ekipi vendosi që “Zelensky nuk është për të negociuar”.
Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin për siguri, Mike Waltz, t’ia përcjellin Zelenskyt mesazhin: “Është koha të largoheni”.
Ukrainasit ndërkaq po qëndronin në një dhomë të ndarë, që është standarde për liderët që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që ukrainasit protestuan dhe kërkuan të vazhdojnë bisedimet, por amerikanët ishin të prerë.
Pas kësaj, Zelensky doli pa përcjellje.