Kurti uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Kurti përmes një postim në “Facebook” ka shkruar se gjatë muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes.

“Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim.

Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, në mënyrë që i ngopuri të kujtojë të uriturit dhe që të pasurit të kujdesen për të varfërit.

Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës.

Nga zemra uroj të gjithë myslimanët dhe myslimanet në atdhe dhe mërgatë për ditë të bekuara dhe të begata të Ramazanit!

Ju qoftë i lehtë agjërimi!”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika