52 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me COVID-19 ka shënuar rritje përgjatë 24 orëve të fundit

Qendra e COVID-19, Prishtinë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 267 testime janë shënuar 52 raste të reja me COVID-19.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Më herët të dielën, MSH ka njoftuar se është aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12-vjeçare e më lart, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika