A kanë efekt fushatat kundër përdorimit të drogave në Kosovë?

"Support don’t Punish" është fushata e qendrës rehabilituese "Labyrinth" kundër abuzimit të drogave. Kjo qendër së bashku me psikologë dhe sociologë tregojnë se sa janë efikase përpjekjet e fushatve sensibilizuese të Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit të Drogave

Ilustrim

Që nga 7 dhjetori i vitit 1987, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimin e Paligjshëm. Kjo ditë ndërkombëtare shënon një përpjekje tjetër për të arritur qëllimin që ta bëjë shoqërinë të lirë nga abuzimi me drogën.

Se sa kjo përpjekje është realizuar, Portali D ka kontaktuar me përfaqësues nga institucioni rehabilitues “Labyrinth”, psikologë dhe sociologë.

Në një intervistë për Portalin D, Muharrem Ademi nga qendra rehabilituese “Labyrinth” tha se deri tani në këtë qendër janë trajtuar rreth 2500 persona që kanë qenë përdorues të lëndëve narkotike.

“Në databazën tonë janë 2500 persona që janë trajtuar nga viti 2002 e deri më tash, ndërsa tash janë 172 persona në trajtim”, tha Ademi për Portalin D.

Siç tregon ai, nga 172 që janë duke u trajtuar, 130 prej tyre janë duke u trajtuar nga përdorimi i heroinës, që e bën atë një ndër substancat më të përdorura nga qytetarët dhe pas saj, radhiten kanabisi dhe kokaina.

Ai thekson se mosha mesatare kur të rinjtë takohen me lëndë narkotike është mosha 16-vjeçare, kurse mosha mesatare kur fillojnë të rehabilitohen është 29-vjeçare.

“Janë dy mosha mesatare, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike në databazën tonë është mosha 16-vjeçare, ndërsa e trajtimit që jemi duke iu bërë personave të varur nga lëndët narkotike është mosha 29-vjeçare”, thotë përfaqësuesi i qendrës.

Për sqarim për Portali D, ai thotë se Qendra “Labyrinth” nuk është qëndër klasike rehabilituese, ku personat shkojnë dhe qëndrojnë 6 muaj ose 1 vjet, por është qendër ditore.

Ndër të tjera, Ademi përmend faktin se indetifikimi i hershëm i një personi, që sapo ka filluar të përdorë lëndë narkotike arrin të ketë një proces shumë më të lehtë rehabilitimi dhe më të suksesshëm sesa kur personat që janë përdorues që disa vite, ngase atëherë, trajtimi për këta persona është shumë më i komplikuar dhe me gjasa të vogla për sukses.

Ligjeratë vetëdijësuese në SHFMU “Shkëndija” ne Hajval nga Qendra “Labyrinth”, për parandalimin e përdorimit të drogave

Më tutje, ai ceki se pjesë e rasteve të trajtuara janë shumë persona që në një pikë kishin braktisur drogën për 6 muaj ose 1 vit, por pastaj eventualisht përsëri e kanë filluar. Mirëpo, kjo nuk lë anash rastet kur këto trajtime kanë sukses dhe personi nuk konsumon më asnjë substancë narkotike.

Qendra “Labyrinth” do të mbajë një konferencë shtypi të hënën në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky event do të mbahet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogës.

Njëherësh, ai tregoi për fushatën e nisur nga qendra “Labyrinth” në rrjetet sociale e quajtur “Support don’t Punish”.

“Support don’t Punish”

Sipas sociologut, Jeton Brajshori, shoqërisë kosovare nuk është se i mungon vetëdijesimi, mirëpo përmbajtja është një problem në vete.

“Shumica e përdoruesve e bëjnë këtë për të qenë sa ma ‘IN’ në shoqëri! Imitimi i shumë VIP-ve ndërkombëtarë, të cilët promovojnë dhunë ,seksizëm dhe drogë për rininë tonë është modernizëm të cilin të rinjtë e kopjojnë”, thotë ai për Portalin D.

Ndër të tjera, ai thotë se “personat të cilët kanë probleme familjare duke parë dhunë në familje, mendoj se shpëtimin nga kjo gjendje e gjejnë te narkotikët, a në fakt kjo vetëm sa e thellon problemin”.

Sipas Brajshorit, problemi i narkotikëve te të rinjtë duhet të jetë një prioritet i institucioneve të Kosovës dhe me këtë nënkupton rritjen e numrit të shtëpive rehabilituese, fushata sensibilizuese në media dhe shkolla, si dhe një kontroll më të rreptë nga prindërit.

Ilustrim

Psikologu Aheron Bobaj thotë që personat abuzues të këtyre substancave që i trajton i përkasin moshave 16-50 vjeçare. Ai thotë që aktualisht trajton 14 prej tyre, ndërsa përgjatë udhëtimit profesional, ka trajtuar rreth 200 persona në bashkëpunim me mjekët dhe neuropsikiatrin.

“Vështirësit e trajtimit varen nga personi, karakteri dhe personaliteti i tij, dikush është më i vendosur dhe dikush vështirë se i reziston tundimit”, thotë Bobaj gjersa thekson që rol të madh luan edhe mjedisi familjar, grupi i gjakut, bazat e fëmijërisë dhe lloji i substancës së përdorur.

Në mes të tjerash, një melankoli, plogështi dhe humbje oreksi dallohen në fillimin e trajtimit të këtyre personave.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës,në periudhën kohore janar-maj të këtij viti anë hapur 387 raste nga veprat: 112 janë raste për veprën Trafikim të substancave narkotike, 267 janë për veprën posedim të substancave narkotike, 7 janë për veprën kultivim të substancave narkotike dhe 1 është për veprën “Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve.

Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përdoruesve të substancave psikoaktive ilegale në botë gjatë vitit 2008 ishte rreth 155-250 milionë njerëz, pra 5.7 % e popullsisë së përgjithshme të grupmoshës 15-64 vjeçare.

Ndërkaq, substanca më e përdorur në gjithë globin është kanabisi me 129-190 milionë përdorues, ndjekur nga substanca të tjera si amfetaminat, kokaina dhe opiodet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika