Iu vodhën 50 mijë euro, reagon deputeti i LVV-së

Mirsad Shkreta, të cilit i janë vjedhur 50 mijë euro, ka reaguar, duke thënë se tendenca që ky rast të lidhet me postin e tij, është e padrejtë dhe qëllimkeqe

Mirsad Shkreta

Deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta ditë më parë ka qenë cak i një vjedhjeje. Atij i janë vjedhur 50 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Shkreta, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje më këtë ngjarje.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se i ka përmbushur të gjitha obligimet sipas ligjit në lidhje me deklarimin e pasurisë, dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mars të 2023.

“Vetëm që një vit e gjysmë kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive, dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji”, ka shkruar Shkreta.

Ai, gjithashtu, shtoi se tendenca për të lidhur gjithçka me postin e deputetit që ai mban, është qëllimkeqe dhe e padrejtë.

“Tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post (“deputetit”) është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike”, ka shkruar Shkreta.

Për rastin në fjalë ka deklaruar edhe zyrtarja nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë”, ka njoftuar Laureta Ulaj për RTV Dukagjinin.

 

Postimi në Facebook i Mirsad Shkretës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika