Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezultatet për partitë politike janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 14,432 vota (51.34%)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 8,360 vota (29.74%)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,283 vota (8.12%)

AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët – 1,167 vota (4.15%)

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime që i takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.

KQZ ka njoftuar se procesi është transparent dhe po zhvillohet në prani të vëzhguesve të akredituar.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndara sipas komunave, po publikohen shpejt në platformën rezultatet2025.net.

Sipas KQZ-së, pas procesit të vlerësimit, janë miratuar më shumë se 63 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika