Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani që të mbështesin pesë kandidatët shqiptarë që po garojnë në zgjedhjet e qytetit të Hamburgut.
Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se, pavarësisht se kandidatët i përkasin partive të ndryshme, prania e tyre në garë dëshmon për integrimin dhe kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane.
“Kandidatët janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP). Fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet,” ka shkruar Kurti.