Fshati Llabjan probleme me rrymën qe 10 vite, KEDS thotë se nuk do rregullohet

Banorët e fshatit Llabjan të Novobërës kanë probleme me energjinë elektrike të dobët tash e mbi 10 vite, e cila iu shkakton edhe dëme të mëdha në paisjet elektrike, KEDS thotë që nuk e kanë në planet e tyre invesimin në atë zonë gjatë vitit 2025-së

“Jo nuk bënë, nuk e qo rrymën. Sado që mund të provoj, motori që e bleu për të u furnizuar me ujë nuk i funksionin”.

Halil Maliqi nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës këtë problem e ka tash e 5 vite, meqenëse energjia elektrike në ketë fshat është e dobët dhe ajo nuk vë në funskion plotë paisje elektrike

Ai tregon, se cilat po janë pasojat e kësaj gjendje.

“Krejt djegën qe frizin tek pulat e kam dërgu atë trafën për furnizim qe dy herë e kam ble, qe 5 vjet që jam ardhë këtu”, ka theksuar Maliqi.

Ai thotë se problem kryesor po mbetet uji, e sidomos për të furnizuar kafshët.

“Qe ku e  kam ble 40 euro atë cisternën me mbushë, sdi pa qare ose me i lanë pa ujë”, ka thënë ai.

Por cilat janë arsyejet pse ky fshat ka probleme me rrymën?

Një trafo e energjisë elektrike e fshatit Llabjan të komunës së Novobordës, furnizon afro 100 shtëpi, e furnizimin nuk po mundet të bëhet për dy arsyeje sipas banorëve, e para është largësia e trafos nga shtëpitë të cilat e bënë furnizimin, dhe e dyta është kapaciteti i saj meqë numri i madh i shtëpive bënë që të ketë kërkesa më shumë sesa që ajo mund të përballoj.

Por, në një përgjigjëje që dha KEDS për televizionin Dukagjini kjo situatë do të vazhdojë të jetë kështu, meqë nuk kanë plane për investime.

“Aktualisht, sipas planit investiv për vitin 2025, nuk parashihet të implementohet ndonjë projekt investiv në fshatin në fjalë. Megjithatë, njëjtë siç është vepruar deri më tash, KEDS do të vazhdojë të bëjë mirëmbajtjen e rrjetit aty deri në implementimin e një projekti investiv, i cili paraprakisht duhet të aprovohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)”, thuhet nag KEDS.

E për banorët kjo gjendje është bërë jashtëzakonisht lodhëse.

“As nuk e qo bojlerin, na e ka kallë me maqinë, na e ka kallë me televizor, spo kemi as ku dreqi me u ankua”, ka theksuar Ragip Osmani, Banor i fshatit Llabjan.

Banorët shpresojnë që institucionet përkatëse të reflektojnë në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika