Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një javë me mot të qëndrueshëm, përjashtim bëjnë dita e hënë dhe e premte, kur priten vranësira të lehta.
E hënë, 3 mars – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat nga -1°C deri në 11°C. Erë e lehtë verilindore.
E martë, 4 mars – Mot me diell. Temperaturat nga -3°C deri në 12°C. Erë e lehtë me drejtime të ndryshme.
E mërkurë, 5 mars – Vijon moti me diell. Temperaturat nga -3°C deri në 14°C. Erë e lehtë juglindore.
E enjte, 6 mars – Temperaturat në rritje, nga -1°C deri në 16°C. Moti i kthjellët, me erë të lehtë jugperëndimore.
E premte, 7 mars – Priten intervale me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat maksimale deri në 18°C. Erë e lehtë juglindore.
Gjatë fillimit të javës priten ngrica në viset e larta dhe mjegull në orët e mëngjesit.