Filmi “Anora” ka shkëlqyer në Oscars 2025, duke fituar çmimin më të madh të mbrëmjes – ‘Filmi më i Mirë’. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për këtë dramë screwball, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e kinematografisë.
Përveç çmimit kryesor, “Anora” siguroi edhe disa trofe të tjerë prestigjiozë:
Aktorja më e Mirë’ – Mikey Madison për rolin e Anorës
Regjisori më i Mirë’ – Sean Baker
Kolona zanore më e mirë
Montazhi më i mirë
Regjisori Sean Baker dhe ekipi i filmit e kanë quajtur këtë fitore një moment të madh për kinemanë e pavarur. “Ne e bëmë këtë me shumë pak para, por me gjithë zemrat tona,” tha producentja Samantha Quan, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për filmbërësit e pavarur.
Historia e filmit
Filmi ndjek jetën e Anorës, një punëtore seksi nga Brooklyn, e cila martohet papritur me një djalë të ri dhe të pasur rus, Ivan Zakharov (i luajtur nga aktori rus Mark Eidelshteyn). Jeta e saj duket si një përrallë, por situata komplikohen kur prindërit e Ivanit ndërhyjnë për të anuluar martesën.
Mikey Madison, e cila luan rolin kryesor, ka treguar se përgatitja për këtë personazh ishte sfiduese. “Desha ta përshkruaj sa më realisht Anorën, prandaj kalova shumë kohë duke studiuar jetën e punëtoreve të seksit,” tha ajo.
Nga Kanë te Oscar
Para triumfit në Oscars, “Anora” kishte fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit të Kanës 2024, duke paralajmëruar suksesin e madh që do të arrinte më vonë.
Sean Baker, regjisori i filmit, shfrytëzoi këtë moment për të apeluar për më shumë mbështetje ndaj kinemasë së pavarur. “Në një kohë kur bota duket e ndarë, kinemaja mbetet një përvojë e fuqishme që na bashkon,” tha ai.
Fitorja e “Anora” në Oscars është një dëshmi e fuqisë së artit për të sjellë histori të jashtëzakonshme dhe për të dhënë zë protagonistëve që shpesh mbeten në hije.