Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë.

Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë ndihmën ishte “një krim lufte dhe një goditje e hapur” ndaj armëpushimit, i cili nisi në janar, pas më shumë se një viti negociatash. Palët nuk kanë thënë nëse armëpushimi kishte përfunduar.

Faza e parë e armëpushimit, e cila përfshinte rritje të ndihmës humanitare, skadoi të shtunën. Të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë, gjatë së cilës Hamasi do të duhej të lironte dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të tërheqjes izraelite dhe një armëpushimi të qëndrueshëm.

Egjipti, i cili ka shërbyer si një ndërmjetësues kyç mes Izraelit dhe Hamasit, dënoi bllokimin e hyrjes së ndihmave dhe akuzoi Izraelin për përdorim të “urisë si armë lufte”.

Ministri i Jashtëm Badr Abdelatty bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të fazës së dytë të marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sipas marrëveshjeve ekzistuese Izraeli mund të rifillojë luftimet pas fazës së parë nëse beson se negociatat nuk janë të dobishme.

Ai tha se armëpushimi do të vazhdojë vetëm nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengjet. Ai tha se Izraeli ishte “plotësisht i koordinuar” me administratën e Presidentit Donald Trump./VOA

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika