Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si “liderin e fundit të tranzicionit politik” në Kosovë, në vend se të ishte ai që do të sillte një ndryshim të madh në paradigmën politike të vendit.
Në një postim në Facebook, Tasholli shprehu zhgënjimin e tij, duke theksuar se Kurti kishte mundësinë të largonte Kosovën nga “llomi provincial”.
“Si djal i ri që lexon shumë, Albin Kurti ka mujt me kanë lideri që kish me ndrru paradigmën tonë politike – me na nxjerr prej llomit provincial. Bile, nga kasetat e Labia’s apo Rexhep Qosja me na çu te Netflix’i e David Lynch’i.
Me fuqinë e tij prej 51% do të mund t’i linte anash budallakitë shqiptarçe, e t’thoshte: “Nuk ka rëndësi kush ku është ideologjikisht, hajdeni të gjithë profesionistë të qeverisim.
Nuk ka rëndësi nëse jeni apo keni qenë në PDK apo LDK – me të gjithë ju që jeni ‘normalë’, punoj për ta çu Kosovën përpara.”
Por jo. Ai vendosi të jetë lideri i fundit i TRANZICIONIT tonë politik.
Pat zgjedhë me na shtjerrë energjinë dhe me na mbajtë në batakun ballkaniko-ideologjik. Aty ku IDHNAKSIA është standardi matës i secilës lëvizje politike.
Bravo, mos ta ninë – ia ke hangër të gjithë perspektivën gjeneratës tane dhe mundësitë vendit… Mana qaty te Rexhep Qosja se gjeneratë botëbesimi politik e ki!”, ka shkruar Tasholli në Facebook.