Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron megjithëse ajo i kishte dërguar një letër në të cilën kishte kërkuar që t’i hiqen vizat Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Shchneeberger ka shkruar se një javë më parë i kishte dërguar këtë letër presidentit Macron dhe i njëjti nuk i ka kthyer përgjigje.
“I dërgova letrën presidentit Emmanuel Macron një javë më parë. Asnjë përgjigje dhe pa viza deri tani. Ndërkohë 16 mijë e 162 nënshkrime”, ka shkruar ajo.
Në letrën që Shchneeberger i kishte dërguar Macron-it, ajo kishte kërkuar që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
I sent the letter to President @EmmanuelMacron 1 week ago. No answer and no visa so far.
Meanwhile: 16.162 signatureshttps://t.co/sRACQwCMSO#visa4Kosovo 🇽🇰 https://t.co/SPtLwWZz5I
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 26, 2022
“Po ju shkruaj për një çështje urgjente. Bëje të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumica dërrmuese është në favor, tani nevojiten vetëm votat e fundit të mbetura. Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse ne. Duke vënë veto për liberalizimin e vizave, ne jemi duke afektuar shumë jetëra në anën negative. Kjo padrejtësi e njëanshme duhet përfundimisht të marrë fund”, kishte shkruar Shchneeberger në letrën e saj.
Shchneeberger javë më parë kishte nisur një peticion online për heqjen e vizave për Kosovën.