Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke bllokuar miliarda dërgesa, raporton BBC.

Vendimi përfshin dërgesa të municioneve, automjeteve dhe pajisjeve të  tjera, duke përfshirë edhe dërgesat që ishin dhënë në mandatin e Joe Bidenit si president.

Ky vendim vjen pas tensioneve të krijuara në Zyrën Ovale të premten (28 shkurt) mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Një zyrtar amerikan ka deklaruar për Fox News se ndihmat janë pezulluar përkohësisht.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, SHBA-ja ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjitha shpenzimeve ushtarake në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika