KPK dhe ZKPSH: Ligji nuk zbatohet sipas interesave dhe nevojave të Kurtit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, pavarësisht urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në reagimin e tyre, KPK dhe ZKPSH theksojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas “shijeve, interesave dhe nevojave ditore të kryeministrit në detyrë”, duke shtuar se deklaratat e tij bien ndesh me parimet e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe Kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

KPK dhe ZKPSH e konsiderojnë të dëmshme qasjen e Kurtit, duke theksuar se deklaratat e tij dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe synojnë të minojnë përpjekjet e Prokurorit të Shtetit për forcimin e sundimit të ligjit.

“Pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e Kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë”, thuhet tutje në reagim.

LEXO EDHE:

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika