Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar 100 për qind të rezultateve, duke publikuar rezultatet kështu për të gjitha vendvotimet, nga 2 mijë e 533 sa ishin. Nga përditësimi i fundit thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 345 mijë e 760 vota ose 40.90%, Partia Demokratike e Kosovës [PDK] 186 mijë 302 ose 22.04 %, Lidhja Demokratike 149 mijë e 95 vota ose 17.64% të votave.
Rezultatet tashmë janë si vijon:
Lëvizja VETËVENDOSJE!
345 760
40.90 %
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
186 302
22.04 %
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
149 095
17.64 %
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS NISMA – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët
63 035
7.46 %