Është ndaluar për 48 orë një person me inicialet I.P., i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale e Kosovës, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar ndalimin dhe ka bërë të ditur se personi në fjalë dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi për Telegrafin.