Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë ka përfunduar të martën pasdite. Sipas përditësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 100% e votave të kësaj kategorie.
Lëvizja Vvetëvendosje ka siguruar 31,963 vota, që përbëjnë 51.57% të totalit. Një rezultat befasues ka shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila është renditur e dyta me 18,933 vota ose 30.55%. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 5,878 vota (9.48%), ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka siguruar 2,000 vota (3.23%).
