Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka folur në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me mosbindjen e kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.
Shala ka thënë se Albin Kurti po e sfidon sistemin e drejtësisë sepse nuk ka asnjë arsye të mos shkoj e të dëshmojë dhe të kontribuoj për të vërtetën.
“Ky[Kurti] në cilësi të dëshmitarit vetëm kish me kontribu, por si duket ky e ka pas kauzën e rrejshme kur ka thënë se unë do ta luftoj korrupsionin, në fakt në këtë rast ky o ka e ndihmon korrupsionin edhe ka e sfidon sistemin e drejtësisë në tërësi të Kosovës. Tani edhe me vendimet e gjykatës ai nuk është në gjendje t”i zbatoj”.
“Kryeministri duhet të jetë shembull si të zbatohet ligji, mirëpo në fakt ky është duke e keqpërdorë edhe pozitën e kryeministrit por edhe si qytetar që të mos shkoj edhe të mos jep dëshminë e cila dëshmi sipas prokurorisë është shumë më e rëndësishme që të vërtetohet a është kryer vepra penale për të cilën pandehen ministrja edhe disa të tjerë atje për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rezervat e shtetit”, ka thënë Shala në FIVE në RTV Dukagjini.