Eksperti i sigurisë nga instituti Octopus, Agim Musliu ka përmendur tre emra të cilët i quan si zinxhir të Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA) që veprojnë në Kosovë.
Një nga tre emrat është edhe Jelena Djukanoviq e cila tre ditë më parë u arrestua në veri të Kosovës nën dyshimin për spiunazh.
“Ky është një kanal i BIA-s në Kosovë, i zbërthyer sipas zinxhirit!
GAJTANOVIC (BIA, Serbia)
VLAJIC (Kosovo, north ilegal structures)
DJUKANOVIC (Kosovo, OSCE )”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Eksperti i sigurisë tutje ka thënë se ky zinxhir “është e zbërthyer me argumente, e me fakte, e me institucione palë e palë!”.
“Te tjerat jo që nuk dihen, por nuk janë ende të zbërthyera për të gjitha institucionet. Kur dikush arrestohet për spiunazh, duhet të kuptohet se hetimi për të ka nisur së paku një vit më parë nga prokurori, e së paku, 3 vite më parë nga inteligjenca” ka shkruar Musliu.