As Epopeja e UÇK-së nuk i bashkon veteranët dhe Qeverinë e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është parë në aktivitetet e Qeverisë së Kosovës për nderë të Epopesë së UÇK-së, përkundër që thanë se ata kanë bojkotuar vetëm këshillin organizativ dhe jo aktivitetet. Kjo ndasi nuk la pa u përmendur nga kryeministri Albin Kurti

Me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, fluturuan mbi qiellin e Prekazit.

Ndërkaq, anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës bënë homazhe edhe tek varrezat e Jasharajve.

E këto ishin vetëm disa nga organizimet që OVL për herë të parë i ka organizuar vet në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Kjo sepse nuk morën pjesë në Këshillin organizativ të Qeverisë së Kosovës për këtë ngjarje madhështore me arsyetimin e qëndrimit sipas tyre të ekzekutivit për veteranët e luftës.

“Në shenjë proteste që nuk kemi pas bashkëpunim të duhur me qeverinë ne kemi bojkotu vetëm Këshillin Organizativ, përndryshe në të gjitha aktivitetet ne marrim pjesë. Normal ne do jemi pjesë e çdo aktiviteti që zhvillohet sepse fundja këto data dhe këto aktivitete janë tonat, qeveritë shkojnë e vinë ne jemi ata të cilët jemi protagonistë dhe pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve, dhe këto ngjarje janë bash tonat”, ka deklaruar Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-së.

Se punët nuk i kanë mirë mes vete, e konfirmoi edhe Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku tërthorazi i çoi porosi organizatës së veteranëve.

Kurti: Çdo përvetësim i Epopesë dhe luftës është korruptim i idealit të saj

“Çdo përvetësim i Epopesë dhe i luftës është korruptim i idealit të Epopesë. Epopeja duhet të jetë momenti, në kuptimin e vërtetë të fuqisë së një vektori për të përcaktuar historinë e mëtejshme, pra momenti i sublimimit të sakrificës dhe vuajtjes në krenari të një populli të tërë nga të gjitha trevat”, ka deklaruar Kurti.

Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci ndërkaq tha se kjo nuk nënkupton që veteranët nuk janë pjesë e organizimeve të tyre dhe anasjelltas.

“Në të gjitha aktivitetet që do ftohem dhe do kemi mundësi të shkoj do shkoj”, ka theksuar Maqedonci.

Ai është pyetur nëse ka qenë i ftuar.

“Nuk kam marrë ndonjë ftesë personalisht për ndonjë aktivitet po unë dihet që jam veteran i UÇK-së, për më tepër deri para disa muajve kam qenë edhe anëtarë i kryesisë së organizatës për Prishtinë”, është përgjigjur Maqedonci.

Megjithëkëtë, udhëheqësit e OVL së UÇK-së nuk janë parë sot në organizimet e Qeverisë, përfshirë ceremoninë kryesore në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika