27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Osmani: FSK garancia e sovranitetit tonë

Ka nisur Epopeja e UÇK-së, në nderim të sakrificës së familjes Jashari për liri dhe çlirim të Kosovës. Ngjarja përkon me 27-vjetorin e sulmit mizor të forcave serbe në Prekaz ku mbeten të vdekur mbi 20 anëtarë të ngushtë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari e rreth 30 familjarë tjerë. Ceremonia kryesore u mbajt në kazermën e FSK-së që mban po emrin e tij në Prishtinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme i ka bashkuar sot në kazermën “Adem Jashari” liderët e institucioneve por edhe figura të tjera.

Në nderim pikërisht të familjes heroike Jashari, siç e do zakoni ngjarja kryesore e Epopesë së UÇK-së u mbajt në kazermën e FSK-së.

Zyrtarisht nisi gjithçka me ardhjen komandantes supreme, presidentes Vjosa Osmani.

Të pestë afër njëri-tjetrit, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca, e ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kaluan afër ushtarëve të FSK-së.

Kështu, bashkë me gardën e FSK-së vendosen lule para obeliskut që nderon dëshmorët e kombit.

Para të pranishmëve e para doli presidentja Osmani që tha se ushtria dhe policia e Kosovës janë garancia e sovranitetit të Kosovës, e familja Jashari themeli ku ato janë vendosur.

“Ato tri ditë të marsit, 5,6 dhe 7 mars të 1998 në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të kombit shqiptarë. Dëshmorë, përveç burrave u bën edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë sepse Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, por ishte një kështjellë e lirisë”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq, i pari ekzekutivit kosovar Albin Kurti në fjalimin e tij, duke treguar sakrificat e familjes Jashari pati një mesazh për ushtarët e FSK-së.

“Nëse atëherë Ademit me shokë iu dashtë të shkonte ilegalisht në Shqipëri për të u stërvitur fshehurazi, sot ju stërvitëni trajnoheni edhe shkolloheni në akademitë më të mira si SHBA-të, Turiqi… Kroaci, andaj ushtarë të Kosovës të gjithë sytë tanë janë kthyer nga ju, andaj mbani fort armët në duar, flamurin lartë bashkë me me vullnetin dhe guximin”, ka deklaruar Kurti.

Qeveria e Kosovës mbajti edhe mbledhje solemne me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ku edhe aty Kurti tha se jemi në rrugën e përcaktuar nga lufta e UÇK-së.

Epopeja e UÇK-së shënohen në përkujtim të sulmit të tretë të forcave serbe ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Luftimet kishin zgjatur tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 kur forcat serbe vranë 20 anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe mbi 30 kushërinj dhe të afërm të tij.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika