Një burrë pa shenja jete është gjetur të mërkurën rreth orës 18:15 në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se fillimisht është raportuar për një person të shtrirë në tokë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, bashkë me ekipet emergjente mjekësore, të cilat kanë konstatuar se personi, një mashkull rreth 57 vjeç, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.