Përfundon numërimi i votave në QNR, rezultatet përfundimtare shpallen pas 48-orësh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të më shumë se 15,500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, që ishin pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se këto janë fletëvotimet e fundit që janë numëruar dhe që i takojnë këtij procesi zgjedhor.

Sot është dita e fundit kur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po administrohet numërimi i fletëvotimeve.

Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ është e obliguar, sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të presë të paktën 48 orë për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Ky afat është i rëndësishëm për mundësinë e paraqitjes së ankesave për administrimin e numërimit të fletëvotimeve, që mund të shqyrtohen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Elezi gjithashtu njoftoi se, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, gjatë ditës së enjte KQZ do të kryejë rinumërimin e fletëvotimeve të LDK-së në komunën e Vushtrrisë.

Për sa i përket rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.9% të votave (345,760 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.04% (186,302 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64% (149,095 vota), dhe koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate me 7.46% (63,035 vota).

Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas kalimit të afatit 48-orësh për ankesa dhe pas shqyrtimit të mundshëm të ankesave.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika