Konjufca: Familja Jashari na mësoi se liria nuk fitohet pa armë e pa dëshmorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se krijimi dhe esenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë të lidhura ngushtë me familjen Jashari.

Kjo deklaratë erdhi pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Familja Jashari ka pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e saj një të vërtetë që shpëtoi popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka theksuar Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike, vendosi lule në nderim të sakrificës së familjes Jashari, duke nderuar 27 vjetorin e ngjarjeve të rëndësishme për historinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika