Presidentja Vjosa Osmani pas homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka vizituar edhe kullën e Jasharajve te Baca Rifat.
Ajo ka theksuar se, që nga momenti i parë i luftës, Jasharajt nuk u thyen dhe nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë dhe mbeten një dritë udhërrëfyese për popullin e Kosovës.
Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.