Trepça thotë se ka vështirësi financiare për shkak të bllokadave përmbarimore të punonjësve

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e “Trepçës” kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar edhe pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare.

Sipas njoftimit, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475 mijë e 498 euro, e cila përfshin:

-Obligimet ndaj punonjësve – 347 mijë e 047 euro

-Shpenzimet përmbarimore – 37 mijë e 299 euro

-Shpenzimet e avokatëve – 91 mijë e 152 euro

Bëhet e ditur se kjo shumë përbën mbi 50% të fondit mujor të pagave të ndërmarrjes publike, duke e vështirësuar kështu menaxhimin e burimeve financiare për funksionimin e saj.

“Trepça SH.A operon përmes njësive të saj biznesore, mirëpo të ardhurat nga eksporti i koncentrateve dhe qiradhënia nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha njësitë, veçanërisht ato që për një kohë të gjatë nuk kanë arritur të krijojnë të hyra financiare”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se situata e krijuar paraqet një rrezik serioz për funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.

“Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, Trepça SH.A u bën thirrje të gjithë punonjësve të përfshirë që të paraqiten pranë menaxhmentit për arritjen e një marrëveshjeje. Në të kundërtën, rrezikohet likuiditeti i ndërmarrjes dhe funksionimi i saj në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika