Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, duke hapur rrugën për procesin e ankesave dhe më pas certifikimin e rezultateve.
Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë politike me 42.27% të votave (396,022 vota) dhe 48 mandate në Kuvend. Megjithatë, kjo nuk i siguron shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë pa një koalicion.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 20.96% të votave (196,353 vota) dhe do të ketë 24 deputetë në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.28% të votave (171,249 vota) dhe 20 mandate. Koalicioni AAK-Nisma ka arritur 7.07% të votave (66,226 vota), duke siguruar 8 mandate.
Një nga ndryshimet më të mëdha në këto zgjedhje është fakti se Lista Serbe nuk do t’i ketë më 10 ulëset e garantuara, por do të përfaqësohet me 9 deputetë. Një vend nga komuniteti serb është fituar nga partia e Nenad Rashiqit, i cili ka shërbyer si ministër në qeverinë Kurti II.
Sfida e formimit të Qeverisë
LVV aktualisht ka në dispozicion 48 vota, të cilave mund t’u shtohet ajo e Nenad Rashiqit dhe 9 votat e pakicave jo-serbe, duke arritur në 58 vota. Për të siguruar shumicën e thjeshtë prej 61 votash, duhet të sigurojë edhe të paktën 3 vota shtesë. Një opsion është bashkëpunimi me Nismën e Fatmir Limajt.
Megjithatë, analisti politik Fitim Mulolli thekson se Kosova ka nevojë për një qeveri më të fuqishme dhe me legjitimitet më të madh për të përballuar sfidat aktuale dhe ato të ardhshme.
“Opsione ka i ka 48 vota të partisë. Është vota e Nenad Rashiq, i cii gjithmonë ka qenë një serb i integruar, që i bën 49 vota. Edhe 9 prej 10 votave prej pakicave jo-serbe, sepse aty gjithmonë një është radhitur me Listën Srpska. Arrin në 58 vota në dispozicion të mënjeëhërshem. I duhet edhe 3 së paku për të krijuar qeverinë e re. E patëm rastin e zotit Limaj që u vullnetarizua që të ti jap ato tri apo kaur votat e Nismës, që tani dolën të jene 3 ulëse të Nismës në dispozcipon. Që i bie 61.
Por, a është kjo zgjidhja e duhur. Unë mendoj që jo sepse Kosovës i duhet një qeveri ëmë e fortë, me legjitime, me përfaqësim më të gjerë. Krijimi i qeverisë të re duhet me u pa edhe ne këtë lensin e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë. Për herë ë parë kemi një ndryshim radikal në politikën e SHBA-ve përballë Rusisë. Për herë ë parë e kemi një ripozicionim të shteteve evropiane, të cilat po mundohen të rigjejnë vetën në këto rrethana të reja…
Kosovës i duhet një qeveri me e fuqishme, me legjitimitet me të madh për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë Mulolli në FIVE të Dukagjinit.