Kryetari i PDK’së: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se fillimisht Albin Kurtit i takon që ta mandatoj qeverinë, e sipas tij nëse ai dështon ta bëjë një gjë të tillë, atëherë PDK është e gatshme t’i formojë institucionet.

Krasniqi tutje ka thënë se ende nuk kanë folur me opozitën, por që është i hapur në komunikim me ta.

”Jemi para një udhëkryqi të madh si një popull, realiteti gjeopolitik po ndryshon në mënyrë rapide, gjërat që në të kaluarën i kemi marrë të mirëqena nuk janë të mirëqena më, raportet me Serbinë kanë shumë pikëpyetje, krejt rajoni është para ndryshimeve të mëdha”, tha Krasniqi duke përmendur situatën në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Serbi.

”Unë besoj se përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk e di që mund të ketë parti të papërgjegjshme që thotë s’ka lidhje çka ndodh me vendin tonë”, tha ai.

Krasniqi shton se “Ne nuk shkojmë me LVV-në, nëse gjejnë partnerë le ta formojnë qeverinë”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika