Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 18:42.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.