Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Në Universitetin e Cambridge, një nga institucionet më prestigjioze në botë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mbajtur një ligjëratë mbi modelin inovativ “UBT Smart City”, një ekosistem i zgjuar dhe i qëndrueshëm, i cili tashmë është prezantuar në mbi 100 institucione në mbarë botën.

Me pjesëmarrjen e një audience të gjerë akademikësh, studiuesish dhe studentësh, Rektori Hajrizi ndau vizionin e tij mbi zhvillimin e qyteteve të mençura, duke theksuar rolin e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe ndërmarrësisë në krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat urbane.

Ai prezantoi gjithashtu konceptin “UBT 5S” (Small Scale Smart Sustain System), një ekosistem sipërmarrës që tashmë po zbatohet me sukses në UBT dhe që ndikon në zhvillimin ekonomik, cilësinë e jetës dhe edukimin e qëndrueshëm.

Mbi bazën e teknologjisë së lartë digjitale – rrjeti 5G, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual – UBT ka ndërtuar konceptin “UBT Smart City”, apo “15 minuta ecje deri në qytetin e mençur”. Ky model, i cili përfshin laboratore, dhoma studimi, biblioteka, qendra teknologjie dhe elemente të tjerë, është një qytet me të gjitha funksionet e jetës për studentët dhe qytetarët, në një hapësirë që ndodhet brenda 15 minutash.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Cambridge, Rektori Hajrizi zhvilloi gjithashtu takime të rëndësishme me departamente të ndryshme për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

UBT, bashkë me Qendrën për Reziliencë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ka zhvilluar Programin për krijimin e laboratorëve për simulime të politikave punuese dhe kombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Programet dhe studimet që janë zhvilluar përfshijnë tema si ushqyerja e fëmijëve, energjia, sigurimi shëndetësor, ngritja e kapaciteteve për vlerësimin e performancës së institucioneve publike, etj. Ky angazhim është një hap tjetër në përpjekjet për të ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për problemet globale.

Vizita në Cambridge dhe ligjërata e Rektorit Hajrizi theksojnë rëndësinë e lidhjeve ndërkombëtare dhe përpjekjet për të avancuar edukimin dhe inovacionin në nivel global, duke kontribuar në forcimin e partneriteteve të reja dhe mbështetur kërkimet dhe iniciativat që ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta globale.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika