Begaj uron gratë për 8 Marsin: Forca e vërtetë e shoqërisë shqiptare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj duke folur gjate një konference për shtyp.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, teksa i ka cilësuar ato si forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë shqiptare.

Në një mesazh të posaçëm në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit.

“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”, ka shkruar Begaj,

8 Marsi është dita që përkujton luftën dhe përpjekjet e grave për barazi, të drejta dhe mundësi të barabarta. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat që gratë kanë përballuar dhe vazhdojnë të përballen në të gjithë botën. Ajo është një thirrje për të luftuar kundër diskriminimit dhe dhunës që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen grave, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas” ka rrënjët e saj në një ngjarje historike të vitit 1917 në Shën Petërburg të Rusisë, ku gratë u ngritën në protesta për kërkesa si “Bukë dhe Paqe”, pas të cilave ndodhi abdikimi i carit rus dhe fillimi i Revolucionit të Shkurtit. Pas kësaj, në vitin 1921, gjatë Konferencës së Dytë të Grave Komuniste në Moskë, 8 Marsi u shpall një ditë e unifikuar për të festuar dhe përkujtuar lëvizjet dhe përpjekjet e grave për barazi.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika