Burimi me prejardhje nga Mitrovica tregoi historinë e tij të migrimit që nisi në 1996 kur qe vetëm 12 vjeç. Si shumë qytetarë tjerë, ai u largua nga frika e luftës drejt një vendi më të sigurt.
Problemi më i madh për të u bë shkollimi dhe vazhdimi i mësimit atje, megjithatë arriti të integrohet por, si shumë familje të tjera pas luftës u rikthye edhe Burimi me familje ku edhe vazhdoi shkollën e mesme në Kosovë, gjithmonë duke synuar profesionin e ëndrrave.
Si 18 vjeç vendosi t’i rikthehej Gjermanisë por se ëndrra për shkollim ishte e pamundur t’i realizohej sepse Gjermania nuk njihte diplomën e shkollës së mesme nga Kosova. Shkollimi i mbeti peng përgjithmonë sot e asaj dite.
Megjithatë jeta e tij vazhdoi, e detajet e rrugëtimit mund t’i dëgjoni në videon e shkëputur nga emisioni.
Rubrika “Historia ime” në kuadër të emisionit “Shpirti i Vikendit” ka për qëllim që çdo fundjavë të sjell tek dëgjuesit histori të ndryshme personale nga bashkatdhetarët tanë të cilët do rrëfejnë për sfidat e tyre të migrimit dhe jetën e tyre në diasporë.