Kush është reporteri i ri i PE-së për zgjerimin e BE-së?

Eurodeputetit kroat, Tonino Picula, i cili është pjesëtar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, është emëruar raportues i ri për strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ndërsa, detyrat e tij janë që t’i raportojë Parlamentit Evropian(PE) në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE)

Flamuj të Bashkimit Evropian

Bashkim Evropian(BE) ia ka besuar detyrën një eurodeputeti nga Ballkanin Perëndimor(BP), Tonino Picula. Detyrat e tij do të jenë në lidhje me zgjerimin e Unionit Evropian. Ai do t’i hartojë strategjitë për BE-në, të cilat do t’ia propozojë PE-së.

Ndërsa, PE-ja e ka për obligimi që strategjitë të cilat rrjedhin nga eurodeputeti ballkanas me origjinë kroate, t’i dërgojë në Këshillin e Evropës(KiE), Komisionin Evropian(KE) si edhe në zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Ndërkaq, sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian,  në vitet e fundit vëmendja është përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

Marrjen e kësaj detyre nga Tonino Picula, e ka bërë të ditur partia e tij, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka shkruar se “i është besuar një nga detyrat më të rëndësishme për politikën e jashtme dhe të sigurisë – ai është emëruar raportues për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së”.

Eurodeputetit kroat, Tonino Picula, 26.06.2022

Tutje, Partia Social Demokratike e Kroacisë ka treguar për anëtarin e tyre, se çfarë funksioni do të këtë në PE. “Detyra e tij do të jetë të formulojë një propozim për një strategji të re të zgjerimit të BE-së”.

Pas caktimit të tij në këtë rol, me rëndësi të veçantë për rajonin nga ai vetë vjen, Picula theksoi se propozimi fuqizon qartësisht vlerën e politikave të zgjerimit, si një pjesë strategjike e investimit në sigurinë dhe prosperitetit të Evropës.

Po ashtu, ai nënvizoi edhe faktin se pikërisht kjo politikë zgjerimi, ka filluar të japë rezultate të qarta në sigurinë e paqes në disa rajone, të cilat më parë kanë qenë në luftë.

“Zgjerimi është instrumenti më i efektshëm i politikës së jashtme evropiane”, ka thënë Picula.

Ndërkohë, këtë rol Picual e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm, jo vetëm për 6 vendet e Ballkanit, të cilat po synojnë anëtarsimin në BE, por dhe për vetë shtetin e tij, Kroacinë.

“Kjo gjë është me shumë rëndësi edhe për Kroacinë, nga unë vij, sepse për sa kohë nuk i kemi fqinjët tanë si pjesë e BE-së, nuk do ta kemi të mundur të shfrytëzojmë e të përdorim plotësisht gjithë benefitet e anëtarësimit”, ka theksuar ai.

Ai ka kërkuar në mënyrë të veçantë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’iu njihet puna e tyre drejt Bashkimi Evropian, duke thënë se “duhet të njihen meritat e arritjeve të këtyre dy shteteve në Ballkanin Perëndimor”.

Eurodeputetit kroat, Tonino Picula, 26.06.2022

Sa i përket Kosovës, ai po ashtu theksoi se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë menjëherë dhe pa pasur shtyrje në afate.

Mbi Bosnjë dhe Hercegovinën, Picula deklaroi se duhet të shtyhet përpara për hapjen e negociatave.

Ndërsa, për Malin e Zi ka thënë se është një ndër shtetet që ka avancuar më shumë në rrugën drejt BE-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika