“Shteti bënë pak” – Të jetosh me autizëm në Kosovë

Televizioni sjell rrëfimin e një prindi që ka rritur e shkolluar fëmijën me autizëm me mjete vetanake. Ndonëse të birin Yllin sot e ka 20 vjeç, Cenë Krasniqi thotë se asistenten në shkollë me plan individual ia kishte paguar vet ndërsa sot, të birit ia siguron të gjitha vet, terapitë, aktivitetet dhe aftësimin në elementet e domosdoshme jetësore. Yllin, Krasniqi thotë se e ka bekim e të njëjtin mesazh përcjell edhe për familjet që rrisin fëmijë autik

Emrin e ndan me një këngëtar të famshëm por përpos kësaj edhe talentin e dëshirën për muzikë.

Të qenurit autik ka bërë që 20 vjeçari Yll Krasniqi, gjuhë komunikimi ta bëjë kitarën.

I lindur binjak me një motër, Ylli u diagnostifikua me autizëm qëkur ishte fëmijë.

Por, për një fëmijë autik në Kosovë me vështirësi të theksuara në komunikim, integrimi në shoqëri mbetet sfidë e ditëve të sotme.

Ndonëse mbetet obligim ligjor që fëmijëve autik t’iu sigurohet asistencë në shkollim, këtë e kishte kryer vet prindi i Yllit.

“Se kam ditë çka është autizmi. Nisa të interesohem sepse kisha informata të cunguara. Kemi pas fat se ishte në shkollën “Ismajl Qemajli” mirëpo më duhet ta cek, me një marrëveshje të mirfilltë me mësuesen potenciale paraprakisht e cila shprehi frikën që nuk di të punojë me të. U thash se ua siguroj asistenten profesionale që e paguajmë na. Ylli kreu 8 vite aty me planprogram individual, me asistent personal i cili e përcolli krejt kohën. U integrua bukur mirë në shoqëri. Edhe sot nuk ua siguron shteti asistentët”, ka deklaruar Cenë Krasniqi, prindi i Yllit.

Sfidat financiare janë sfidë shtesë krahas asaj të të rriturit një fëmijë autik. E këtu sipas Krasniqit, shteti ka treguar neglizhencë.

“Shteti bën shumë pak duke nisë prej asaj që na kemi kriju shoqata dhe kemi institucione private që merren me trajtimin e tyre por nuk kemi institucion të mirfilltë shtetëror. Vet formimin e shoqatës e konsideroj si mungesë të institutit sepse do doja mos të merrem me to, të kemi një vend të mirfillt trajtimi. Por në mungesë të kësaj ndihme e bëmë, krijuam fonde. Duhet liruar prindërit prej shpenzimeve, me ua mbulu terapinë nga aspekti financiar. Duhet kuptuar që prindërit e fëmijëve me autizëm janë të goditur dyfish. Zakonisht nëna duhet të tërhjeket nga jeta e përditshme dhe ti përkushtohet fëmijës, pavarësisht shpenzimeve që kanë”, ka deklaruar ai.

Yllin, Krasniqi thotë se e kanë frymëzim e bekim. E të njëjtin mesazh përcjell edhe për familjet që kanë fatin të rrisin fëmijë autik.

“Normal së pari duhet ngritje e vetëdijesimit të prindërve dhe popullatës që s’është turp të kemi njp fëmijë me autizëm. Prindi duhet të punojë 24/7. Mesazhi im për prindërit e rinj është mos u traumatizoni, mos u shqetësoni vetëm përgatituni për punë të mirëfilltë. Fëmija juaj mundet të avancojmë, kemi plot histori suksesi”, ka theksuar ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë autizmi definohet si çrregullim zhvillimor i cili ndikon në mënyrën se si individët mendojnë, mësojnë dhe përpunojnë informacionin me simptoma që manifestohen ndryshe tek secili individë.

Autikët shpesh kanë vështirësi në komunikim dhe ndërveprim social, por edhe aftësi të jashtëzakonshme inteligjence.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika