VV: Ankesën për votat me postë e dorëzuam brenda afatit, PZAP po i ikën rivotimit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka refuzuar kërkesën e saj për përsëritjen e votimit me postë.

Sipas LVV-së, PZAP-ja ka vepruar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin, “duke pretenduar se ankesa është dorëzuar jashtë afatit”.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Vetëvendosje ka akuzuar PZAP-në për ndryshimin e afateve të ankesave me qëllim që të shmangë vendimin për rivotim.

Sipas VV-së, ky institucion ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP. Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor”, thuhet nga ana e VV-së.

Sipas Vetëvendosjes, PZAP-ja po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

“Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.  Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet”, thuhet tutje në reagimin e VV-së.

Sa i përket afatit për dorëzimin e ankesave, Vetëvendosje ka sqaruar se afati i fundit ka qenë më 7 mars në orën 21:00 dhe se ankesa e tyre është dorëzuar bashkë me provat përkatëse në orën 20:20, pra sipas tyre, brenda afatit ligjor.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika