Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, për herë të parë që kur ka marrë postin.

Lajmin është konfirmuar më herët nga NATO-ja përmes një komunikate për media.

“Мё 11 mars 2025, Këshilli i Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, dhe Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, do te vizitojë KFOR, misionin e udhehequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin e Këshilltarëve dhe Lidhësve të NATO-s (NALT)”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim, bëhet e ditur se sekretari Rutte do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

“Ata gjithashtu do të zhvillojnë një shkëmbim mendimesh me drejtorët e misioneve të Bashkimit Evropian, Ambasadorin Aivo Orav dhe Misionin e Sundimit të Ligjit te BE-së në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, përfaqësuesen e posaçme te sekretarit te pergjithshem te Kombeve të Bashkuara dhe Shefen e Misionit të UNMiK-ut, znj. Caroline Ziadeh, dhe Kryetaren e Përkohshme të Misionit të OSBE-së, znj. Cornelia Taylor”.

Përveç Ambasadorëve nga partnerët që kontribuojnë me trupa në KFOR, Rutte do të takojë edhe komandantin e KFOR-it, gjeneral Major Enrico Barduani, dhe drejtorin e NALT-it, Brigadier General Christian Nawrat.

Vizita e Ruttes vjen disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Ai deklaroi atëherë se pret formimin e një qeverie stabile dhe funksionale sa me shpejt që te jetë e mundur, dhe se NATO-ja do të punojë me këdo qe do te udheheqe me vendin.

Ai theksoi gjithashtu se stabiliteti ne Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi eshtë një çështje e rëndësishme, duke shtuar se nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do te ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Ndryshe, stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka qenë një prej çështjeve kryesore që ka dominuar diskutimet ndërkombëtare për dekada, kryesisht për shkak të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. NATO-ja ka mbi 4 mijë trupa në Kosovë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika