Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij ka mbështetur punësimin e grave në administratë publike.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u prezantua Rrjeti i Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura, Kurti ka theksuar se ka bërë hapa që nuk janë të vegjël.

“Me gjithë pengesat që përballen gratë janë më të mëdha e më të thella, më të padukshme se sa ato që përballen burrat. Shpesh është struktura e shtetit ajo që i mbyll dyert grave dhe i mban ato jashtë hapësirës së vendimmarrjes e larg pjesëmarrjes. Gjinia nuk është një e dhënë e thjesht, por një sistem i tërë që ndikon në politikë e planifikim, administratë e menaxhim e në vetë mënyrën sesi ushtrohet qeverisja”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se nga të rekrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra.

“Nga studimet e ndryshme tregojnë se gratë janë më pak të korruptuara se burrat dhe qytetarët gjithandej e posaçërisht në vendin tonë e urrejnë korrupsionin. Adresimi i padrejtësive dhe pabarazive ka qenë në qendër të punës sonë si qeveri dhe gjatë mandatit të parë të plotë kemi bërë shumë hapa që nuk janë të vegjël. Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave. Nga të rektrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra”, tha kryeministri./EO

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika