KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërkaq 35 të tjera vetëm të komunës së Vushtrrisë.

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, ka theksuar se rekomandimi i parë vjen pas rekomandimit nga QNR, në të cilën, gjatë pranimit të rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe krahasimit të statistikave në 15 vendvotime është hasur mospërputhje e numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda në kuti të votimit.

Ndërkaq, sipas vendimit tjetër, KQZ-ja vendosi për të rinumëruar plotësisht votat e të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve nga 35 vendvotime që i takojnë komunës së Vushtrrisë.

“Për verifikimin e disa kutive të votimit. Janë identifikuar 15 vendvotimi qe ka pasur mos përputhje të nënshkrimeve. Këto 15 vendvotime është rekomanduar që të procedohet për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike. Një rekomandimi i dytë është me raportin që kemi pranuar për rezultate e kandidatëve të LDK-së të dal nga vendvotimet e Vushtrrisë, këtë raport të ndryshimeve mes rezultateve, 35 vendvotimi për të cilat vërehet diferenca e kandidateve të hedhen në rinumërim, 35 vendvotime të rinumërohen.  plotësisht për gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, ka thënë Elshani, transmeton EO.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka thënë se  Sekretariati është gati që të filloj rinumërimin e këtyre vendvotimeve.

“Sekretarit është gati që sot pas dite të filloj rinumërimin. Sa i përket vlerësimit të kutive të votimit të Kosovës që janë 177 gjitha, dje kemi pranuar vendimin e PAZAP, nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, ose të mërkurën në mëngjes”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika