Në një debat politik të transmetuar në kanalin e parë gjerman ARD, një nga intelektualët më të shquar të Gjermanisë, historiani dhe profesori i shkencave politike Herfried Munkler, e cilësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një imperialist të rrezikshëm për Evropën.
Munkler, i cili ka qenë edhe këshilltar i ish-kancelares Angela Merkel, theksoi se Vuçiq vepron në linjë me figura të tjera të diskutueshme në politikën globale, si presidenti rus Vladimir Putin e presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
“Ka dy mundësi: së pari, mund të thuash se nëse Putini është i suksesshëm në Ukrainë ose në rajonin e Detit të Zi, atëherë kjo është sigurisht një ftesë për të që të përsërisë të gjithën.
Dhe nuk është vetëm ai, ka edhe aktorë të tjerë që vuajnë nga dhimbjet e fantomes perandorake, le të themi Erdogan, që ka kohë që ndjek një politikë të re osmane, apo Serbia me Vuçiqin dhe të tjerët, ka thënë Munkler.
“Vuçiq është një imperialist i rrezikshëm për Evropën”, ka theksuar Munkler.