Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, në raste të ndara pasi që dyshohen për veprat penale "vjedhje" apo "vjedhje e rëndë në Prishtinë.

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, në raste të ndara pasi që dyshohen për veprat penale “vjedhje” apo “vjedhje e rëndë në Prishtinë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur sePolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit

“Prishtinë, 11 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit.

Rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e Xhamive.

Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve.

Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve;

J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u dërguan në mbajtje prej 48 orësh., ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”.”, thuhet në njoftim.

Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Sipas policisë, i dyshuari A.C., 24-vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Prishtinë, 11 mars 2025 – Dje rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit;

A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika