Rutte në Kosovë, Zemaj: Ditë historike, vizita më e madhe e NATO-s në vendin tonë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, është nisur drejt Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë.

Ambasadori Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, e ka cilësuar këtë vizitë si një moment historik për vendin.

“Ditë historike KOSOVË – NATO. Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet mirënjohëse ndaj aleatëve dhe partnerëve për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas tij, në këtë vizitë janë përfshirë Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s (NAC 32 Aleatët) dhe partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake të Aleancës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika