Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti është cilësuar si vepër penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16-vjeç”.
“Prishtinë/ 07.03.2025-21:00. Me 10.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, viktimave meshkuj kosovarë u ka dërguar SMS me përmbajtje shqetësuese. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.