Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rrahje që ndodhi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, informatat për incidentin u morën rreth orës 09:30 dhe dy persona u shoqëruan në stacionin policor.
Flora Ahmeti, nga Policia Rajonale e Prishtinës, ka theksuar se pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje, ku ka konfirmuar se si pasojë e rrahjes dy persona u lënduan dhe ata morën menjëherë trajtimin mjekësor.
Njëri nga të lënduarit është shoqëruar në stacionin policor.
Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje.
Në një video të siguruar nga KALLXO.com, shihen të paktën katër persona duke u grushtuar me njëri-tjetrin në mes të rrugës, ndërkohë që kishte kaos dhe tollovi nga kalimi i veturave.