Rutte optimist për prezencën amerikane në Kosovë, flet për marrëveshjen për FSK-në



Qasje pozitive ka pasur për pothuajse secilën pyetje Sekretari i NATO-s, Mark Rutte gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

Këtu përfshihet edhe fokusi i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë me gjithë ndryshimet gjeopolitike globale.

I pyetur nga Dukagjini për mundësinë që këto ndryshime të prekin përbërjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, Rutte tha mbetet të shihet por që edhe SHBA është e përkushtuar për NATO-n.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, SHBA-ja është totalisht e përkushtuar për KFOR-in, për NATO-n. Presidenti Trump para dy javësh pati takim në Zyrën Ovale me presidentin francez dhe kryeministrin britanik dhe është i përkushtuar për NATON-n për nenin 5 dhe e di që SHBA-ja është e përkushtuar shumë edhe në KFOR-in dhe mendoj se ka potencial që të përdoret administrata Trump e cila e ka zhbllokuar situatën në Ukrainë duke negociuar me rusët dhe ukrainasit për t’i sjell Ukrainës një marrëveshje paqeje. Mendoj se mund të ketë potencial nga administrata amerikane që të provojë që ta zhbllokojë situatën edhe këtu. Na duhet të shohim por unë me të vërtetë do ta shihja nga një këndvështrim pozitiv”, ka thënë Rutte.

Duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, sekretari i NATO-s porositi të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të njëanshme dhe të sillen në mënyrë sa më të parashikueshme.

Këtu u përgjigj edhe për marrëveshjen sipas së cilës FSK nuk ka të drejt të shkojë në veri pa miratim të Komandantit të KFOR-it.

“Sa i përket FSK-së, përderisa nuk ka një marrëveshje të re atëherë duhet t’i përmbahemi asaj aktuale dhe ajo qartë thotë se nëse FSK-ja dëshiron të dislokohet diku, veçmas në veri, duhet të ketë dakordim paraprak me KFOR-in. Sa i përket Policisë së Kosovës kur ata shkojnë afër kufirit është me rëndësi që së paku të informojnë me kohë KFOR-in para se kjo të ndodhë. Duam që kjo të vazhdojmë dhe e di që edhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për këtë. Nuk mund të parashikojmë nëse diçka ndryshon me kalimin e kohës por aktualisht nuk ka asgjë të re nga unë për këtë”, ka thënë Rutte.

Rutte tha se nuk i takon NATO-s të mbajë anë por të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet sepse rruga është përmes një zgjidhje politike dhe dialogut.

Sekretari gjeneral i NATO-s është treguar optimist edhe për mundësinë e një marrëveshje paqeje ndërmjet Ukrainës e Rusisë me ndihmën e ShBA-së dhe shteteve tjera evropiane.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika