Zjarret e vëna qëllimshëm në fshatrat e Prishtinës, të dëmtuar rreth 40 hektarë

Rreth 40 hektarë tokë janë dëmtuar nga zjarret e vëna qëllimshëm vikendin që lamë pas, në territorin e Prishtinës. Më i dëmtuar mbetet fshati Siqevë në të cilin pavarësisht paralajmërimeve, banorët po vazhdojnë të bëjnë të njëjtat veprime. Nga Brigada e Zjarrfikësve thonë se Siqeva mbetet terreni më i vështirë ndërsa thonë se pavarësisht se u janë shtuar 30 zjarrfikës, numri mbetet i pamjaftueshëm.

Është terren i përshtatshëm për kultivim por në këtë kohë të vitit, toka e fshatit Siqevë ka këtë pamje në pjesën më të madhe të tij.

Në thuajse çdo 20 metra është e pashmangshme të mos rastisësh në tokë të djegur e kjo kryesisht si “tentativë” e banorëve për të pastruar të korrat.

Por, kjo dikujt i doli nga dora një natë më parë duke e kthyer këtë zonë në një vatër zjarri e cila vazhdoi në pjesë të thella të malit.

Banorë që nuk deshën të deklarohen para kamerës thanë për televizionin se intervenimi për shuarjen e tyre kishte zgjatur me orë të tëra, duke rrezikuar kështu edhe disa shtëpi të pabanuara.

Por nga tërë fshatrat që ishin vatër e zjarreve vikendin që lamë pas, më i vështiri për Brigadën e Zjarrfikësve ishte fshati Siqevë.

“Intervenimi më i vështirë ka qenë në Siqevë e Rimanishtë. Intervenimet në zjarrrt fushore e malore janë intervenime të vështira sepse janë terrene të papërshtatshme, nuk përshkruhen as me këmbë le më me veturë. Për shurjen e tyre, çdo centimetër e asaj sipërfaqeje duhet të shkelet, sado e përfshirë të jetë, pa marrë parasysh relievin duhet të shkelim për ta shuar. Ata po e bëjnë me qëllim për ta pastruar por ato vetëm dëme janë, s’kanë të bëjnë me pastrim. Po dalin jashtë kontrolle, po përfshijnë sipërfaqe të tëra e po shfaqin rrezik për qytetarët e ambientin”, ka thënë komandanti i brigadës sç Zjarrëfikësve, Mal Gashi.

Nga zjarret në tërsi, të dëmtuara numërohen rreth 40 hektarë.

E më të vështirë intervenimin e bënë edhe numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve.

“Mjaftushëm s’është asnjëherë e sidomos kur ka lloje të tilla të zjarreve, ku ka shpërndarje të numrit të tyre, qoftë edhe fatkeqësi të tjera, sado të kesh personel s’është mjaftueshëm. Mirëpo, zgjidhje duhet të gjejmë, t’i thërrasim jashtë orarit dhe të koordinohemi në komuna përreth dhe t’i mbulojmë vakumet tona. Le të kenë kujdes. Ata po e bëjnë me qëllim për ta pastruar por ato vetëm dëme janë, s’kanë të bëjnë me pastrim. Po dalin jashtë kontrolle, po përfshijnë sipërfaqe të tëra e po shfaqin rrezik për qytetarët e ambientin”, ka shtuar Gashi.

Ndonëse kapacitetet njerëzore janë rritur, Brigadën e penalizon edhe mbulueshmëria e territoreve të tjera e edhe ndihma e dërguar në komuna.

“Rishtazi bashkë me AME janë punësuar edhe 30 zjarrfikës në kryeqytet ku përpos 73 që kanë qenë, tash i kemi mbi 100 dhe për momentin jemi mirë në aspektin njerëzor. Kemi bërë edhe investime shumë të mira për Brigadën, këtë vit mbi 50 përqind e buxhetit shkon për Brigadën e Zjarrfikësve. Jemi në procedura tendrrimi për pajisje të reja. Relativisht qëndrojmë mirë por marrë parasysh volumin e punës, Brigada e zjarrfikësve mbulon edhe Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën. Nuk është se e penalizon shumë, sepse resurset i kemi të ndara mirë”, ka tënë drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Në Prishtinë në 24 orët e fundit numërohen 16 raste të kësaj natyre, kurse të shtunën njëri rast përfundoi me fatalitet.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika