Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt ndaj Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin, Albin Kurti, apo çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.

Debat Plus, Limaj refuzonte të vendoste “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie – përfshirë këtu Vetëvendosjen – për formimin e qeverisë së re.

Deklarata e Limajt është komentuar në Debat Plus nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.

Në zgjedhjet e 9 shkurti, AAK dhe Nisma siguruan 7.46% të votave, duke fituar 8 mandate në Kuvend – AAK 5 deputetë ndërsa, Nisma 3 deputetë.

Gjini e kritikoi këtë qëndrim, duke e cilësuar të gabuar daljen me një deklaratë të tillë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Ka gabuar. Nuk është në rregull ashtu me dal pas zgjedhjeve, edhe me tregu asi pozicioni sepse ne e kemi pas një partneritet… Du me i besu pjesës së mirë të narracionit, tregimit pozitiv të tyne, të NISMA-s. Unë i besoj shpjegimit që nuk ka menduar ashtu, dhe është spjegim i mirë. Por në politike kur i nxjerrim fjalët prej gojës, nuk mundemi me i kthye më. Kështu më mirë është me provu mos me fol para vaktit”, ka thënë Gjini në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika