Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të dyshuar janë dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt pasi dyshohen se kanë rrahur me mjete të forta një person më 8 mars.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Kruja”, ku tre prej katër të dyshuarve, S.A., 54-vjeçar, A.A-50-vjeçar dhe M.A. 28-vjeçar, janë dorëzuar pasi e kishin sulmuar me mjete të forta personin B.V., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, e rasti po hetohet si “lëndim i rëndë trupor”.
“Rr. Kruja, Ferizaj / 08.03.2025 – 10:30. Lidhur me rastin është raportuar se me 11.03.2025 janë vetë-dorëzuar në polici tre të dyshuarit meshkuj kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor.